13 të lënduar gjatë festës, dy humbin të pamurit
Shtatë persona janë lënduar pas orës 24 në vitin 2014 nga plumbat qorr.

Lajme
(E plotësuar 13:13)
Gjatë natës festive të ndërrimit të motive, Policia e Kosovës ka shënuar 13 raste të lëndimeve. Në mesin e tyre ka persona të lënduar nga plumbat e rikthyer, apo siç njihen ndryshe ‘plumbat qorr’. Pjesa më e madhe e të lënduarave, sipas zyrtarëve të Policisë së Kosovës, janë shkaktuar nga përdorimi i gabueshëm i fishekzjarrëve.
– – –
Shtatë të lënduar gjatë festimeve
Shtatë persona janë lënduar pas orës 24 në vitin 2014 nga plumbat qorr.
Ejup Gohori, mjek kujdestar në emergjencë ka thënë se gjendja e tyre nuk është në rrezik për jetë pavarësisht se plumbat qorr i kanë kapur ata në pjesë të ndjeshme të trupit.
Gohori ka thënë se ka edhe të lënduar të tjerë nga mjetet piroteknike.
Dy pacient tashme sipas tij kanë humbur të pamurit.
/Kosovapress/