13 ndryshime të vogla që i ndihmuan njerëzit të humbnin peshë

Askush nuk mund ta ndryshojë stilin e jetës gjatë natës, kështu që Buzzfeed ka pyetur anëtarët e komunitetit të tij të shpërndajnë një gjë që bëri një diferencë të madhe në përpjekjet e tyre për të humbur peshë.

Lifestyle

27/02/2016 18:12

Këto mund t’ju ndihmojnë edhe juve:

Bëje kolltukun zonë të ndaluar për ngrënien

“Zbulova se kur ulesha në kolltukun tim të vjetër me ushqim, bëhej një festë e pamenduar ngrëniesh e ushqimeve të pa shëndetshme. Kur ulesh në tavolinën e ngrënies me një pjatë, pirun dhe thikë, të bën ta kuptosh që po ha dhe je aty në moment. Kjo më ndihmoi ta kuptoja se kur isha plot. Humba 45 kg për një vit.”

Mjaft u peshove për të kuptuar progresin që po bën

“Për një kohë isha i fokusuar ta bëja numrin e peshës të ulej. Kur ndalova së pari peshoren dhe u fokusova tek të qenit i shëndetshëm- hëngra si duhet, fruta dhe perime në çdo vakt, ushtrova- atëherë u ndjeva më mirë dhe fillova të humb peshë.”

Bëj një hap më tej dhe mos u shih më në pasqyrë

“Ishte viti i dytë në universitet dhe as unë, as shoqja e dhomës nuk kishim një pasqyrë të gjatë. Pa të, zbulova që mund ta vlerësoj progresin në bazë të mënyrës se si ndihesha e jo se si dukesha. Kjo ishte e shkëlqyeshme sepse më ndihmoi të mos ndihesha e diskurajuar kur nuk shihja rezultate menjëherë. Kur e mendoj tani, fakti që nuk e kisha mundësinë të shikoja reflektimin tim shpesh, luajti një rold të rëndësishëm në suksesin tim. Humba 20 kg në total.”

Mos i injoro dëshirat për ushqim- thjesht gjej mënyra të shëndetshme për t’i ngrënë

“Kur nuk do jem vajza që i thotë jo pizza-s ose bukës. Ta pranoj këtë dhe mos ta urrej veten ishte hapi i parë. Pastaj gjeta mënyra që t’i kënaqja këto nevoja në një mënyrë më të mire. Për shembull, pizza me lulelakër m’a kënaq nevojën për pizza.”

Kur jeni të mërzitur mos hani, bëhuni produktivë

“Ndalova së ngrëni kur isha e mërzitur, u bëra më e ndërgjegjshme rreth asaj çfarë po bëja, dhe zbulova se në fakt nuk isha e urritur. Thjesht doja të bëja diçka deri sa po relaksohesha. Kështu që e zëvendësova me lyerjen e thonjve. Gjithashtu u bë një gjë argëtuese që e bëj për veten time. Kur jam në dyqan bëj vendime të shëndetshme, dhe e shpërblej veten me një ngjyrë të re.

Lëri eskalatorët dhe ashensorët.

“Fillova të hipja shkallët për çdoku. Punoja në katin e gjashtë kur e fillova këtë gjë të re. Më duhej të shkoja në punë më herët se zakonisht që të sigurohesha se kur arrija në katin e gjashtë nuk do isha një gjë e neveritshme dhe me djersë. Humba 20 kg në 8 muajt e parë dhe tani po vrapoj gjysmë-maratona disa herë në vit.”

Mos u ndal në shtëpi para se të shkosh në palestër pas punës ose shkollës

“Ndalova së shkuari në shtëpi para palestrës dhe fillova të shkoja direkt pas pune. Nëse futja këmbë në apartament, të gjitha qëllimet për të shkuar në palestër binin sepse shtrati dhe televizori gjithmonë më dukeshin si alternative më të mira. Të shkuarit në palestër direkt nga puna më ndihmoi të futesha në një rutinë dhe për vetëm një vit, humba 25 kg.

Mos e detyro veten të shkosh në palestër nëse e urren, dhe gjej një ushtrim që të pëlqen

“U dorëzova së provuari të kënaqesha në palestër dhe gjeta gjëra që në fakt kam dëshirë t’i bëj! Çfarë dallimi! Kam humbur 15 kg thjesht duke gjetur ushtrime që më pëlqejnë si joga, noti, vozitja me biçikletë, hiking në mes të shumë gjërave të tjera. Tani më pëlqen ushtrimi dhe mezi pres për sesionin tjetër.”

Mos blej më gjëra të pashëndetshme edhe nëse do ta bësh

“Ushqimet e vetme për ‘meze’ që tani mbaj në shtëpi janë gjiza, biskota të kripura, fruta, hummus dhe perime.”

Pije kafenë të zezë

“Fillova të pija kafe të zezë në vend se të futja qumësht dhe sheqer.”

Mos pi më pije të gazuara, seriozisht.

“Vendosa të lija pijet e gazuara sepse pija çdo ditë një gjatë drekës. Pas vetëm dy javësh humba 4.5 kg! Pastaj as që doja ta pija më. Kjo ishte vite më parë dhe tani shija e pijeve të gazuara gjithnjë më duket shumë e ëmbël.”

Sigurohu që po pi mjaft ujë

“Zbulova që isha e tmershme për këtë pjesë dhe është shumë gjë shumë e trashë. Bleva ca shishe 2-litërshe dhe vendosa shenja në to, kështu që duhe të pija aq sa më nevojitej.”

Largoju ushqimeve me sheqer të shtuar

“Hoqa qafe sheqerin e shtuar kohë më parë. Kjo do të thoshte: as deserte, as pije të gazuara, as siurp etj. Frutat e freskëta ishin në rregull dhe përdorja jogurtin si sasinë më të vogël të sheqerit për ta kënaqur “dhëmbin e ëmbël”. Me ushtrime minimale humba 10 kg.”/lajmi.net