28 vjet nga rënia heroike e Bahri Fazliut, sot mbahen homazhe përkujtimore në Prishtinë
Sot shënohet 28-vjetori i rënies heroike të Heroit të Kombit, Bahri Fazliu, i cili ra më 7 maj të vitit 1998 në vendin e quajtur Bogiqe, në kufirin mes Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi, transmeton lajmi.net. Bahri Fazliu ishte njëri ndër themeluesit e Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK) dhe më vonë u…
Lajme
Sot shënohet 28-vjetori i rënies heroike të Heroit të Kombit, Bahri Fazliu, i cili ra më 7 maj të vitit 1998 në vendin e quajtur Bogiqe, në kufirin mes Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi, transmeton lajmi.net.
Bahri Fazliu ishte njëri ndër themeluesit e Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK) dhe më vonë u angazhua në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Për disa vite ai jetoi në ilegalitet dhe ishte kryeredaktor i revistës “Çlirimi”, botim i LKÇK-së.
Ai ishte gjithashtu vëllai i Heroit Fahri Fazliu, i cili më 2 nëntor 1989, bashkë me Afrim Zhitinë, ranë heroikisht gjatë një beteje me policinë serbe në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Me rastin e 28-vjetorit të rënies heroike të Heroit të Kombit, Bahri Fazliu, janë organizuar homazhe përkujtimore. Qytetarët ftohen të marrin pjesë në ceremoninë e homazheve që mbahet sot, më 7 maj 2026, nga ora 12:00, në Varrezat e Dëshmorëve, në lagjen Velania në Prishtinë./lajmi.net/