Aksident trafiku në Gllarevë të Klinës, një i lënduar
Një person ka pësuar lëndime si rezultat i një aksidenti rrugor në Gllarevë të Klinës. Driton Rugova nga policia rajonale Pejë, ka konfirmuar se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. “Sot rreth orës 15:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Gllarevë – Klinë. Në këtë aksident ishin involvuar dy…

Lajme
Një person ka pësuar lëndime si rezultat i një aksidenti rrugor në Gllarevë të Klinës.
Driton Rugova nga policia rajonale Pejë, ka konfirmuar se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
“Sot rreth orës 15:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Gllarevë – Klinë. Në këtë aksident ishin involvuar dy vetura dhe si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore”, ka thënë Rugova.
Personi i lënduar është dërguar në QKMF-Klinë për tretman mjekësor.