Kamberi viziton Institutin për Krime Lufte në Prishtinë, dorëzon dokumente e materiale të rëndësishme

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi gjatë ditës së sotme ka vizituar Institutin për Krime Lufte në Prishtinë. Ai ka dorëzuar materiale arkivore, fotografi, raporte dhe dokumente të cilat dëshmojnë diskriminimin etnik, maltretimet dhe vrasjet e civilëve shqiptarë, para, gjatë dhe pas luftës. ‘’Institutit për krime lufte në Prishtinë, në cilësinë…

Lajme

10/04/2025 21:24

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi gjatë ditës së sotme ka vizituar Institutin për Krime Lufte në Prishtinë.

Ai ka dorëzuar materiale arkivore, fotografi, raporte dhe dokumente të cilat dëshmojnë diskriminimin etnik, maltretimet dhe vrasjet e civilëve shqiptarë, para, gjatë dhe pas luftës.

‘’Institutit për krime lufte në Prishtinë, në cilësinë e ish kryetarit të Këshillit për të Drejtat e njeriut, i dorëzova materiale arkivore, fotografi, raporte dhe dokumente të cilat dëshmojnë diskriminimin etnik, maltretimet dhe vrasjet e civilëve shqiptarë, para, gjatë dhe pas luftës’’, ka shkruar ai.

Materialet e dorëzuara sot janë rezultat i punës dhe angazhimit tim në Këshillin për të Drejtat e njeriut në atë kohë dhe të njejtat, nga sot, do të jenë pjesë e Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, ka shtuar ai.