Lumir Abdixhiku zyrtarizon propozimet: Kujtim Shala dhe Hykmete Bajrami me detyra të reja në Kuvend

I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar për propozimet e tij për rolet e reja të deputetëve, Kujtim Shala dhe Hykmete Bajrami. Abdixhiku përmes Facebook ka shkruar se ka propozuar deputetin, Kujtim Shala për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës dhe Hykmete Bajramin si shefe e grupit parlamentar, transmeton lajmi.net. “Sot, para strukturave vendimmarrëse të…

Lajme

15/04/2025 19:17

I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar për propozimet e tij për rolet e reja të deputetëve, Kujtim Shala dhe Hykmete Bajrami.

Abdixhiku përmes Facebook ka shkruar se ka propozuar deputetin, Kujtim Shala për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës dhe Hykmete Bajramin si shefe e grupit parlamentar, transmeton lajmi.net.

“Sot, para strukturave vendimmarrëse të partisë, kam propozuar Akademik Kujtim Shalën për nënkryetar të Kuvendit të Republikës, si dhe zonjën Dr. Hykmete Bajramin për Shefe të Grupit Parlamentar të LDK-së.

Propozimi është mbështetur nga Grupi Parlamentar dhe nga Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës; dhe të dy pozitat do të nominohen përkatësisht caktohen nga grupi ynë”, ka shkruar Abdixhiku.

Ja postimi i plotë: