21 vjet burgim për Eduard Ibrahimin në rastin e vrasjes së të miturit L.B.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues në rastin e vrasjes së të miturit L.B., duke dënuar tre të akuzuarit me burgim. Sipas vendimit të gjykatës, Eduard Ibrahimi është dënuar me 20 vjet burgim për veprën penale të vrasjes, transmeton lajmi.net. Për veprën penale të armëmbajtjes pa leje, atij i është shqiptuar edhe një…
Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues në rastin e vrasjes së të miturit L.B., duke dënuar tre të akuzuarit me burgim.
Sipas vendimit të gjykatës, Eduard Ibrahimi është dënuar me 20 vjet burgim për veprën penale të vrasjes, transmeton lajmi.net.
Për veprën penale të armëmbajtjes pa leje, atij i është shqiptuar edhe një dënim shtesë prej 1 viti e 6 muajsh burgim. Në bazë të dënimeve të shqiptuara, gjykata ka vendosur dënim unik prej 21 vjetësh burgim ndaj tij.
Ndërkohë, Përparim Ibrahimi është dënuar me 11 muaj burgim dhe me gjobë prej 1 mijë eurosh për armëmbajtje pa leje. Po për të njëjtën vepër penale, Lirim Begolli është dënuar me 10 muaj burgim.
Aktgjykimi u shpall të premten, në të njëjtën ditë kur Prokuroria kërkoi dënime për të akuzuarit, ndërsa mbrojtja kishte kërkuar lirimin e tyre.
Në këtë çështje penale, përveç tre të dënuarve, i akuzuar është edhe Egzon Matoshi. Procedura ndaj tij është ndarë, pasi ai aktualisht është i paarritshëm për organet e drejtësisë./lajmi.net/