“120 kilogramë drogë në autobusin që erdhi nga Shqipëria”- Arrestohet i dyshuari

Prokuroria e Kosovës është deklaruar në lidhje me arrestimin e një personi të dyshimtë për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve. I dyshuari B.K raportohet se u ndalua në rajonin e Prishtinës dhe në autobusin të cilin po e drejtonte janë gjetur dhe sekuestruar sasi e substancë narkotike, e që dyshohet të…

Lajme

21/11/2025 12:03

Prokuroria e Kosovës është deklaruar në lidhje me arrestimin e një personi të dyshimtë për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

I dyshuari B.K raportohet se u ndalua në rajonin e Prishtinës dhe në autobusin të cilin po e drejtonte janë gjetur dhe sekuestruar sasi e substancë narkotike, e që dyshohet të jetë 120 kilogramë, transmeton lajmi.net.

“Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë së bashku me Prokurorinë Speciale, janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi.  B.K., me vendim të Prokurorisë Speciale është ndaluar për 48 orë”,thuhet në njoftim.

Sipas informacioneve të para autobusi në fjalë kishte ardhur nga Shqipëria./Lajmi.net/