12 vjeç, të droguar

Përdorimi i substancave narkotike në Kosovë po merr përmasa shqetësuese. 

Lajme

15/09/2014 09:38

Vetëm në qendrën “Labirinti” në Prishtinë, janë regjistruar rreth 1,200 kosovarë si përdorues drogash, e të cilët po trajtohen për t’i thënë ‘mjaft’ më drogës.

Në mesin e shumë konsumuesve ka edhe fëmijë të moshave 12-13 vjeç.

Marihuana është substanca e cila pëlqehet më së shumti në vend, përderisa statistikat flasin se mosha mesatare e atyre që konsumojnë këtë lloj droge është rreth 16 vjeç, shkruan Tribuna.

Autoritetet e rendit vetëm në pjesën e parë të këtij viti kanë gjetur dhe sekuestruar mbi 600 kilogramë marihuanë, që i bie dyfishi i drogës të konfiskuar në të njëjtën periudhë të vitit 2013.

Drejtori i qendrës “Labirinti”, Safet Blakaj, tregon për shifra alarmante të personave që kurohen nga varshmëria prej drogës.