12 të vdekur nga sulmi makabër në Cetinje, mes tyre edhe dy fëmijë

Shkon në 12 numri i të vrarëve në Cetinje, viktima janë edhe dy fëmijë. Prokurorja e Malit të Zi, Andrijana Nastiq, ka konfirmuar se në Cetinje janë vrarë 12 persona, dhe se i dyshuari më pas e ka qëlluar veten. Ajo kreu një hetim në gjashtë lokacione, pesë prej të cilave ishin ku ishin kryer…

Lajme

02/01/2025 08:22

Shkon në 12 numri i të vrarëve në Cetinje, viktima janë edhe dy fëmijë.

Prokurorja e Malit të Zi, Andrijana Nastiq, ka konfirmuar se në Cetinje janë vrarë 12 persona, dhe se i dyshuari më pas e ka qëlluar veten.

Ajo kreu një hetim në gjashtë lokacione, pesë prej të cilave ishin ku ishin kryer vrasjet dhe në vendin ku i dyshuari vdiq.

Ai vrau katër persona në dy lokacione, dy fëmijë në të tretin dhe nga një person në dy të tjerat.

Katër persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në Qendrën Klinike, shkruan Vijesti.