12 pacientë me koronavirus në Spitalin e Pejës, kjo është gjendja e tyre
Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 12 pacientë me koronavirus.
Lajme
Spitali i Përgjithshëm i Pejës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se janë duke u trajtuar 12 pacientë me koronavirus.
Sipas njoftimit, gjashtë prej tyre janë në oksigjeno-terapi, shkruan lajmi.net.
Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 169 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta
24 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
4 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 2 lindje kanë qenë normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.
195 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,039
analiza, ndërsa janë kryer 10 operacione.
Gjendja me Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është stabile. Aktualisht po trajtohen 12 pacientë me Covid-19.
Sa i përket gjendjes së pacientëve: 6 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa aktualisht nuk ka asnjë pacientë në gjendje më të rëndë. /Lajmi.net/