2 orë e gjysmë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet në Merdarë për të dalë nga Kosova janë 2 orë e gjysmë, derisa kolona në këtë pikë kufitare është 2.3 kilometra. Deri në 2 orë pritjet për të dalë nga Kosova janë edhe tek Dheu i Bardhë, ndërkaq 1 orë në Mutivodë dhe deri në 10…
Lajme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet në Merdarë për të dalë nga Kosova janë 2 orë e gjysmë, derisa kolona në këtë pikë kufitare është 2.3 kilometra.
Deri në 2 orë pritjet për të dalë nga Kosova janë edhe tek Dheu i Bardhë, ndërkaq 1 orë në Mutivodë dhe deri në 10 minuta në Jarinje e Bërnjak.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikat e tjera kufitare pritjet janë tre deri në pesë minuta.