12 arsye se pse Luksemburgu është shteti më i mirë në botë

Shteti i vogël i Luksemburgut është i kufizuar me shtetin e Francës, Gjermanisë dhe Belgjikës, dhe si e njohur për taksat që ia ka vu kompanive të mëdha, ky shtet i vogël ka shumë të mira për të ofruar.

Lajme

05/10/2015 11:17

Sipërfaqja e tërë shtetit është 2586 kilometra katrorë, dhe që nga janari i 2015-ës, shteti ka numëruar 562,958 banorë.

Luksemburgu është politikisht i qëndrueshëm dhe është shteti i nëntë më pak i korruptuar në të gjithë botën.

Prandaj lajmi.net e transmeton për ju listën e 12 arsyeve se pse Luksemburgu është shteti më i mirë në botë.

Kjo është lista:

1) Urë-lidhës për shumë vende tjera të bukura

1. Location location location

Ky shtet është i vendosur në zemrën e Evropës Perëndimore, dhe prandaj ofron mundësinë që të udhëtoni shpejtë në çdo qytet të vogël e të madh përreth.

Me më shumë se 9 fluturime në ditë për në Londër, ju mund ta vizitoni qytetin e Londrës që është larg vetëm një orë larg me aeroplan.

Parisi nuk është as një orë larg me aeroplan, ndërsa me metro është 2 orë larg.

Brukseli është 3 orë larg me tren, ndërsa duhen vetëm 2 orë për të fluturuar në Berlin.

Edhe pse biletat e aeroplanit në aeroportin e vetëm të Luksemburgut, Findel, mund të jenë shumë të shtrenjta, ekzistojnë ca aeroporte afër ku mund të gjeni bileta shumë të lira nga kompani të ndryshme.

2) Ka kështjella çdo kund

2. Castles are everywhere

Edhe pse ky shtet e fitoi pavarësinë në vitin 1839, rrënjët e qytetit të Luksemburgut janë shumë më të vjetra.

Gjurmët e para të këtij qyteti ekzistojnë qysh nga viti 963.

Përgjatë këtij shteti, gjurmët e historisë mesjetare të këtij qyteti janë të shfaqura në muze të ndryshëm dhe mund të shihen në tunel nëntokësor (të ndërtuar si mburojë e qytetit në vitet e hershme të 1600), në kështjella të shumta, dhe në arkitekturën e shumë qyteteve përgjatë Dukës së madh.

Shumica e kështjellave janë të vendosura në veri të shtetit, ndërsa 3 kështjellat më të mëdha janë ato në Vianden Clervaux dhe Bourscheid.

3) Qyteti i Luksemburgut nuk është si të tjerët

3. Luxembourg City is like no other

Edhe pse nuk e ka emrin më kreativ, kryeqyteti i këtij shteti është një shembull madhështor i ballafaqimit mes të vjetrës dhe të resë, si dhe asaj natyrale dhe asaj të bërë nga njeriu.

E ndërtuar në vitet mesjetare, qendra e qytetit është e mbushur me ndërtesa të vogla e të vjetra , dhe me mbetje nga e kaluara mesjetare.

Lugina që gjendet në mes të qytetit e ka një lum të rrethuar nga gjelbërimi.

Pjesë të tjera të qytetit, si p.sh. qendra financuese, Kirchbergu, janë shtëpi të rrokaqiejve nga xhami dhe rrugëve të mëdha.

Ky qytet është gjithashtu zemra kulturore e këtij shteti dhe përmban shumë muze, galeri arti, bare dhe restauronte.

4) Hasni në shumë kultura tjera

4. Different cultures to experience

Ky shtet gjithashtu njihet edhe për numrin e madh të imigrantëve që i pranon.

Me një popullsi totale prej 562,958, përafërsisht 46% e tyre janë të huaj.

Kjo e lejon Luksemburgun të jetë shtëpi e shumë kulturave të ndryshme pavarësisht se është shtet shumë i vogël.

Me 16% të popullatës, portugezët e dominojnë listën e imigrantëve që jetojnë aty, ndërsa francezët dhe italianët janë tjerët.

Shumica e të huajve tjerë janë gjithashtu Evropian.

5) Cilën gjuhë e preferoni, atë Frëngjishte, Anglishte apo tjetër?

5. Parlez-vous Français? Or do you prefer English?

Shumica e njerëzve të Luksemburgut flasin shumë gjuhë, si p.sh. Luksemburgishten, Gjermanishten, Frëngjishten, Anglishten etj, pasi që në shkollat e Luksemburgut i mësojnë të 4 gjuhët.

Dhe përderisa e flet ndonjërën nga këto gjuhë, ti do ta kesh më të lehtë të komunikosh me ta, edhe pse Luksemburgianët, preferojnë që të përpiqeni ta mësoni gjuhën e tyre pasi që vetëm rreth 300,000 njerëz e flasin tani.

Luksemburgishtja, Frëngjishtja dhe Gjermanishtja janë tri gjuhët zyrtare të këtij shteti.

Gjuha Portugeze është gjithashtu mjaft e përhapur për shkak të popullsisë së madhe të Portugezëve që jetojnë aty.

6) Ushqimi shumë i mirë

6. World-class food

Kultura e Luksemburgut i kushtohet shumë ushqimit dhe pijeve, ndërsa kryeqyteti i saj është qyteti me më së shumti restaurante të Michelinit në botë.,

Ushqimi lokal gjithashtu është shumë i shijshëm, si p.sh. Gromperekichelcher, Rielsingspachteit, Judd Mat Gardebounen, Kachkeis etj.

7) Dhe nëse ju e pëlqeni birrën dhe venën ky është vendi ideal

7. And if you like beer and wine ...

Luksemburgu i prodhon 5 lloje të birrave: Mousel, Battin, Diekirch, Bofferding dhe Simon, që janë shumë të njohura përgjatë shtetit.

Gjithashtu prodhon edhe shumë venë, pavarësisht se sa shtet i vogël që është.

Ndër venat më së shumti të prodhuara janë venat e bardha, e gjithashtu edhe disa vena speciale të cilat i bënë atje.

Luksemburgu gjithashtu prodhon edhe disa lloje të alkoolit që janë të njohura në Evropë, si psh Mirabelle or Kirsch.

8) Keni qejf të vozisni, pini alkool dhe duhan?

8. Driving, smoking and drinking is cheaper

Edhe pse pirja e duhanit në lokale, kafe dhe klube ishte implementu në janar të 2014-ës, taksat e cigareve janë shumë më të vogla në Luksemburg sesa në shumicën e shteteve Evropiane.

Që nga marsi i 2015-ës, kostoja mesatare për një pako me 20 cigare ishte 5.40 Euro, krahasuar me 7.24 Euro në France dhe 12.64 Euro në Mbretëritë e Bashkuara.

Gjithashtu edhe çmimet e vogla të alkoolit dhe benzinës bënë që shumë njerëz nga Evropa të vizitojnë Luksemburgun për shkak të këtyre benefiteve.

9) Është vend ku mund të vizitosh shumë institucione të fuqishme

9. A true power center of Europe

Luksemburgu bashkë me Brukselin dhe Strasburgun, është një qendër e institucioneve të Bashkimit Evropian.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë, Sekretariati i Parlamentit Evropian, Banka Evropiane e Investimeve etj, janë të vendosura në këtë shtet.

Komisioni Evropian dhe Sekretariati i Parlamentit Evropian, kanë pjesë të ndërtesave të tyre në këtë shtet përderisa pjesa tjetër është e vendosur në Bruksel.

10) Pagat janë shumë të mira

10. Wages are good

Luksemburgu është shteti i dytë më i pasur në botë me një rrogë vjetore mesatare prej 79,593,91$.

Kjo e shpjegon se pse një numër i madh nga shtetet përreth vinë të punojnë në Luksemburg çdo ditë, por jetojnë jashtë vendit (mbi 160,000 njerëz vetëm në vitin 2013).

11) Shumë lehtë të bëni biznes

11. Easy to do business

Edhe pse vend i vogël, ky shtet është shtëpi e shumë kompanive të mëdha.

Ndër kompanitë më prestigjioze që gjenden në këtë shtet janë: ArcelorMittal, Cargolux dhe RTL Group.

Në sektorin e financave disa nga institucionet më me emër janë ato të: “Banque et Caisse d’Epargne de 1’Etat, e renditur si banka e nëntë më e sigurt në botë, KBL european Private Bankers dhe Kulczyk Investments.

12) Fshatrat e këtij vendi janë ideal për ata që e pëlqejnë hiking-un

12. The hiking is glorious

Nëse çdo gjë dështon të ta dëshmoj se sa i bukur është ky vend, atëherë pamja e bukur e fshatrave përreth do të jau ndryshoj mendjen.

Duke filluar nga malet Ardeness në veri të vendit e deri te regjioni Mullerhal, i njohur ndryshe si Zvicra e Vogël, dhe çdo gjë në mes të peizazhit të Luksemburgut do të të lë gojëhapur dhe do ta zgjojë dëshirën që të rrini më shumë. /Lajmi.net