Sot i jepet lamtumira e fundit vëllait të Unikkatilit – Prezent edhe Policia e Kosovës
Një ngjarje e rëndë ndodhi në Prishtinë të dielën në mbrëmje, ku vëllai i reperit shqiptar Viktor Palokaj, i njohur me emrin e artit si “Unikatili”, është gjetur i pa shenja jete. Sipas raportimit zyrtar të Policisë së Kosovës u tha se ngjarja kishte ndodhur në lagjen ‘Arbëria’ në Prishtinë dhe se Mentor Palokaj u…

Lajme
Një ngjarje e rëndë ndodhi në Prishtinë të dielën në mbrëmje, ku vëllai i reperit shqiptar Viktor Palokaj, i njohur me emrin e artit si “Unikatili”, është gjetur i pa shenja jete.
Sipas raportimit zyrtar të Policisë së Kosovës u tha se ngjarja kishte ndodhur në lagjen ‘Arbëria’ në Prishtinë dhe se Mentor Palokaj u gjet pa shenja jete.
Ndërkaq katër ditë pa vdekjes së tij, sot qytetarë të shumtë dhe nën forca të rrepta të sigurisë janë mbledhur në varrezat e fshatit Gurrakoc të Istogut për t’ia dhënë lamtumirën e fundit mikut të tyre.
I pranishëm do të jetë edhe vëllai i Mentorit, Viktori që dy ditë më parë bëri edhe një postim prekës për vëllanë e ndjer./Lajmi.net/