Real Madridi është i gatshëm ta bëjë ofertën finale për Mbappen

Gjiganti spanjoll Real Madridi është i gatshëm ta bëjë ofertën finale për Kylian Mbappen në janar. Gazeta spanjolle “AS”, raporton se Reali do t’i japë afat futbollistit francez vetëm deri më datën 15 të muajit që vjen për të vendosur përfundimisht për të ardhmen. Pasi u refuzuan disa herë nga Paris Saint-Germaini, por edhe pas…

Sport

06/12/2023 14:40

Gjiganti spanjoll Real Madridi është i gatshëm ta bëjë ofertën finale për Kylian Mbappen në janar.

Gazeta spanjolle “AS”, raporton se Reali do t’i japë afat futbollistit francez vetëm deri më datën 15 të muajit që vjen për të vendosur përfundimisht për të ardhmen.

Pasi u refuzuan disa herë nga Paris Saint-Germaini, por edhe pas joseriozitetit të nënkampionit të botës, “Los Blancos” do ta bëjnë përpjekjen e fundit për ta bindur ish-futbollistin e Monacos.

Në të kundërtën, gjiganti spanjoll do të fokusohet tek ylli i Manchester Cityt, Erling Haaland, një tjetër objektiv i “Merengues” qe një kohë të gjatë.

Haaland ka kontratë me PSG-në deri në verën e vitit që vjen dhe që nga janari mund të arrijë marrëveshje me një klub të ri dhe të nënshkruajë parakontratë.