Peci: Ne e shohim datë më të përshtatshme për zgjedhje 28 dhjetorin, do të korrim fitoren më të madhe se më 9 shkurt
Kryetari i partisë Guxo, Faton Peci ka marrë pjesë sot në takimin që është mbajtur mes krerëve të partive politike dhe Presidentes Vjosa Osmani. Peci pas takimit tha për media se Osmani kishte një kërkesë dhe lutje për të gjitha partitë politike, që edhe sot të ketë një seancë të radhës për të shqyrtuar disa…
Lajme
Kryetari i partisë Guxo, Faton Peci ka marrë pjesë sot në takimin që është mbajtur mes krerëve të partive politike dhe Presidentes Vjosa Osmani.
Peci pas takimit tha për media se Osmani kishte një kërkesë dhe lutje për të gjitha partitë politike, që edhe sot të ketë një seancë të radhës për të shqyrtuar disa probleme që rrezikojnë që disa kategori të caktuara të mbesin pa paga, por që ai ka thënë se nuk kishte vullnet politik nga PDK, LDK dhe AAK.
“Presidentja nuk kishte zgjidhje tjetër përveç se të firmos shpërbërjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës e që dihet se me automatizëm tash më shkojmë në zgjedhje. Kishte diskutime të ndryshme rreth asaj se kur është opsioni më optimal për qytetaret e Republikës së Kosovës, ne si Guxo kemi mbrojt qëndrimin mes 21 dhe 28 dhjetor kemi preferu datën 28 dhjetor sepse KQZ ende nuk ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve lokale për shkak të nevojës që të kemi koordinim edhe të KQZ-së edhe të partive politike por edhe nevojës për organizimin më të mirë të ambasadave dhe të konsulatave në vende të BE-së por edhe përtej, SHBA dhe ky është propozimi jonë. Data optimale mes 21 dhe 28, më e përshtatshmja është data 28 dhjetor”, ka thënë Peci.
Ai është pyetur nëse kanë guxim të garojnë të vetëm apo garojnë përsëri me VV-në.
“Neve veç guximi nuk na mungon as nuk na ka mungu kurrë, e vendosim se si e shohim më të arsyeshme më racionale edhe probabilitetin më të madh të fitores, sepse e dimë që bashkë me VV-në do të korrim fitoren më të madhe se atë të 9 shkurtit”, ka shtuar Peci. /Lajmi.net/