Pas një aksidenti tragjik ndahet nga jeta ish-ushtari i UÇK-së, Liman Musliu
Është ndarë nga jeta pas një aksidenti tragjik ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Trupave të Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, Liman Musliu. Njoftimin të ditur e bëri Forca e Sigurisë së Kosovës në faqen zyrtare në Facebook. Ngushëllime familjes dhe të afërmve të të ndjerit i ka shprehur edhe Komandanti i…
Lajme
Është ndarë nga jeta pas një aksidenti tragjik ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Trupave të Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, Liman Musliu.
Njoftimin të ditur e bëri Forca e Sigurisë së Kosovës në faqen zyrtare në Facebook.
Ngushëllime familjes dhe të afërmve të të ndjerit i ka shprehur edhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
Jashari vlerësoi lartë kontributin dhe shërbimin e tij ndaj atdheut.
Njoftimi i plotë:
Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se pas një aksidenti tragjik ka ndërruar jetë ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Trupave të Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, Liman Musliu, nga jeta ndahet në poziten zyrtar civil në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari u shpreh ngushëllime familjes, miqëve, shokëve, bashkëluftëtarëve e bashkëpunëtorëve në FSK, duke vlerësuar lartë kontributin dhe shërbimin e tij ndaj atdheut , me nder dhe dinjitet në të gjitha periudhat !
Për varrimin dhe homazhet do të njoftoheni me kohë./Lajmi.net