Kurti për 2 vjetorin e luftës në Ukrainë: Kërcënimi autoritar për sigurinë evropiane nuk mund të ishte më i mprehtë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një postim në “X” ka treguar për 2 vjetorin e fillimit të agresionit rus në Ukrainë. Kurti ka treguar në postim për numrin e madh të refugjatëve dhe shkallën e shkatërrimit të kësaj lufte që ka marrë jetën e dhjetëra mijëra civilëve dhe dëmet materiale që shkojnë në miliarda…

Lajme

24/02/2024 16:44

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një postim në “X” ka treguar për 2 vjetorin e fillimit të agresionit rus në Ukrainë.

Kurti ka treguar në postim për numrin e madh të refugjatëve dhe shkallën e shkatërrimit të kësaj lufte që ka marrë jetën e dhjetëra mijëra civilëve dhe dëmet materiale që shkojnë në miliarda dollar.

Nga data e 24 shkurtit të vitit 2022, e deri më sot, në këtë luftë janë rezultuar mbi 6 milionë refugjatë ukrainas, që është kriza më e madhe e refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ndërsa ekspertët tregojnë që kjo luftë nuk mund të përfundojë deri në vitin 2025, dhe mund të vazhdojë edhe me shumë.

“Kanë kaluar 2 vjet që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, i cili ka rezultuar në mbi 6 milionë refugjatë ukrainas jashtë vendit, mijëra vdekje civile dhe shkatërrim shkatërrues të shtëpive, jetëve dhe mjeteve të jetesës. Kërcënimi autoritar për sigurinë evropiane nuk mund të ishte më i mprehtë.” /Lajmi.net/