​Kontrolli i trazirave, KFOR zhvillon aktivitete trajnuese

Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e misionit KFOR të udhëhequr nga NATO-ja zhvilloi sot aktivitete trajnuese për kontrollin e trazirave në Prishtinë. Misioni i NATO-s në Kosovë vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjithë. “KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit…

Lajme

23/06/2024 20:48

Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e misionit KFOR të udhëhequr nga NATO-ja zhvilloi sot aktivitete trajnuese për kontrollin e trazirave në Prishtinë.

Misioni i NATO-s në Kosovë vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjithë.

“KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX), me të cilët punon në koordinim të ngushtë”, thuhet në njoftim.