Arrestohen dy persona në Lipjan, dyshohen se ishin përfshirë në vrasjen e rëndë të 22 vjeçarit në 2022 – Në banesë iu gjetën dy armë

Dy persona janë arrestuar dje në Lipjan, pasi dyshohen të kenë kryer katër vepra penale, saktësisht “vrasje e rëndë dhe dhënia e ndihmës kryesit pas kryerjes së veprës penale” si dhe “mbajte në pronësi kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve dhe falsifikim i dokumenteve”. Policia gjatë bastisjes në banesën ku kanë qenë të dyshuarit,…

Lajme

16/04/2026 09:58

Dy persona janë arrestuar dje në Lipjan, pasi dyshohen të kenë kryer katër vepra penale, saktësisht “vrasje e rëndë dhe dhënia e ndihmës kryesit pas kryerjes së veprës penale” si dhe “mbajte në pronësi kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve dhe falsifikim i dokumenteve”.

Policia gjatë bastisjes në banesën ku kanë qenë të dyshuarit, janë gjetur dhe janë konfiskuar dy pistoleta dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm, dokumente të ndryshme që dyshohet të jenë të falsifikuar që i kanë përdorur të dyshuarit për fshehjen e identitetit dhe mashtrime të qytetarëve.

Gjithashtu, aty është gjetur edhe një sasi e substancave narkotike për të cilat është hapur rast i veçantë nga njësia policore për hetimin e narkotikëve.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti po hetohet.

“Lipjan 05.08.2022 –23:30. Lidhur me rastin me 15.04.2026 njësitë relevante policore kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë bastisjes në banesën ku kanë qenë të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar dy pistoleta dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm, dokumente të ndryshme që dyshohet të jenë të falsifikuar që i kanë përdorur të dyshuarit për fshehjen e identitetit dhe mashtrime të qytetarëve, si dhe një sasi e substancave narkotike për të cilat është hapur rast i veçantë nga njësia policore për hetimin e narkotikëve. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport 24 orësh. /Lajmi.net/