Dalin detaje të reja- Gerti tatuazh emrin e biznismenes Kadina Je, por për Xhulin a e ka bërë një të tillë?

Në botën e showbizit vendor padyshim se çdoherë ka ngjarje nga më shokueset, deri tek ato dashuritë e vërteta, romantike e shpesh herë të dhimbshme. Por së fundi gazetari ynë Miftar Zejnullahu përmes një videolajmi njoftoi se si i dashuri i Xhulit në fakt paska pasur një lidhje tjetër në të njëjtën kohë, por vetëm…

ShowBiz

16/10/2024 20:38

Në botën e showbizit vendor padyshim se çdoherë ka ngjarje nga më shokueset, deri tek ato dashuritë e vërteta, romantike e shpesh herë të dhimbshme.

Por së fundi gazetari ynë Miftar Zejnullahu përmes një videolajmi njoftoi se si i dashuri i Xhulit në fakt paska pasur një lidhje tjetër në të njëjtën kohë, por vetëm nga një vend tjetër. Emri i saj është Kadina Je dhe jeta e saj lidhet shumë me “Gertin e Xhulit”.

E një detaj tjetër zbulon se në fakt në dorën e Gertit paska një tatuazh me emrin e saj. Kjo vërehet qartë edhe në fotografinë e siguruar nga ne, ku dora e tij mban emrin e Kadinës.

E është vetë biznesmenja e cila i ka rrëfyer gazetarit faktin se kompania e parfumeve që Gerti e reklamon si të tijën nuk është aspak e vërtet. Ajo tha që është themeluesja e këtij brendi dhe se Gerti ishte vetëm një punëtor.

Drama e këtij çifti dhe Xhulit e cila së fundi bëri të ditur se ka një lidhje dhe është mjaftë e lumtur, padyshim se do vazhdoj. /Lajmi.net/ 

Video: