Gazetarit iu premtua një iPhone 15 edhe një llaptop, e gjitha del vetëm mashtrim
Një person me emrin Dibran Hoxha e ka kontaktuar përmes rrjetit social Facebook gazetarin e lajmi.net, Oqean Dermaku. Përmes mesazheve dhe telefonatave të shumta, ai i ka thënë se bashkë me gruan dhe djalin e tij i ka nisur gazetarit një iPhone 15 dhe një llaptop nga Zvicrra. Në telefonata, ai është prezantuar si djali…
Lajme
Një person me emrin Dibran Hoxha e ka kontaktuar përmes rrjetit social Facebook gazetarin e lajmi.net, Oqean Dermaku.
Përmes mesazheve dhe telefonatave të shumta, ai i ka thënë se bashkë me gruan dhe djalin e tij i ka nisur gazetarit një iPhone 15 dhe një llaptop nga Zvicrra.
Në telefonata, ai është prezantuar si djali i pronarit të kompanisë turistike “Malësia Reisen.
Gazetari ka kontaktuar me kompaninë në fjalë të cilët e kanë mohuar të jetë e vërtetë.
Personi në fjalë ka kërkuar nga gazetari që të paguaj postën 173 euro pasi që porosia kishte mbetur në Suboticë.
Sapo gazetari tenton ta telefonoj me kamerë, personi i ashtuquajtur si Dibran Hoxha “zhduket” dhe nuk i përgjigjet më telefonatave.
Rastin gazetari e ka lajmëruar tek organet kompetente dhe u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes nga mashtrime të tilla.
Video: