Djali i Sabit Gecit dyshohet se theri me thikë kolegun, nga Posta e Kosovës japin detaje se çfarë ndodhi

Një incident i rëndë ka ndodhur sot brenda objektit të Postës së Kosovës. Një person ka therur me thikë një koleg të tij, shkruan lajmi.net. Në lidhje me rastin detaje ka dhënë zëdhënësi i Postës së Kosovës, Arsim Mehmeti. “Sot gjatë ditës ka ndodhur një incident në rrethana të cilat ende janë të pa qarta.…

Lajme

09/07/2025 16:00

Një incident i rëndë ka ndodhur sot brenda objektit të Postës së Kosovës.

Një person ka therur me thikë një koleg të tij, shkruan lajmi.net.

Në lidhje me rastin detaje ka dhënë zëdhënësi i Postës së Kosovës, Arsim Mehmeti.

“Sot gjatë ditës ka ndodhur një incident në rrethana të cilat ende janë të pa qarta. Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës, ndërkohë që ndërmarrja po ndërmerr të gjitha masat konform Ligjit dhe Rregulloreve të brendshme të saj”, ka thënë Mehmeti për lajmi.net. 

Për këtë rast, detaje kanë dhënë edhe nga Policia e Kosovës. Zëdhënësja Flora Ahmeti ka thënë se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës  09 :00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti i cili është cilësuar si lëndim i rëndë trupor”, ka thënë Ahmeti.

Për këtë rast, Reporteri ka raportuar se i përfshirë është djali i Sabit Gecit, Kushtrim Geci i cili pas therjes me thikë që i ka bërë kolegut është arratisur.

Sipas Reporterit viktima, është Sadri Shala 46 vjeç, anëtarë i Kryesisë së PDK-së në Lipjan dhe i njëjti ka marrë lëndime në dorë ndërsa është trajtuar në QKUK.