Dion Berisha e la Kosovën për Shqipërinë, por nuk debutoi, Bushi për lajmi.net e sqaron rastin

Sulmuesi Dion Berisha vendosi t’i bashkohej Shqipërisë U21 muaj më parë duke e braktisur Kosovën U21 edhe pse kishte luajtur në dy ndeshje zyrtare me Përfaqësuesen e drejtuar nga Afrim Tovërlani.   Ylli i Bayern Munichut (në ekipin e dytë) u bë lojtari më i fundit që pranoi t’i bashkohej Shqipërisë U21, duke ndjekur hapat…

Sport

26/10/2023 17:49

Sulmuesi Dion Berisha vendosi t’i bashkohej Shqipërisë U21 muaj më parë duke e braktisur Kosovën U21 edhe pse kishte luajtur në dy ndeshje zyrtare me Përfaqësuesen e drejtuar nga Afrim Tovërlani.

 

Ylli i Bayern Munichut (në ekipin e dytë) u bë lojtari më i fundit që pranoi t’i bashkohej Shqipërisë U21, duke ndjekur hapat e Adrion Pajazitit, Medon Berishës si dhe Arlind Rexhepit.

Ai u ftua për ndeshjet e tetorit nga përzgjedhësi i Shqipërisë U21, Alban Bushi, mirëpo në fund nuk shkoi në tubim.

Bushi në një intervistë për lajmi.net ka thënë se Dion Berisha për shkak të rregullave të FIFA-s, nuk mund të luajë në ndeshje zyrtare me Kombëtaren U21, pasi që më parë ka luajtur me Kosovën.

“Dion Berisha ka pasur problem pasi FIFA nuk të lejon te luash ne njëjtin kompeticion për dy kombëtare të ndryshme. Ngaqë ka luajtur për Kosovën, nuk ka te drejte te luaj për Shqipërinë këtë edicion”, tha Alban Bushi për lajmi.net.

20-vjeçari Dion Berisha është pjesë e skuadrës së dytë të Bayern Munich, me të cilin ka nënshkruar në verën e këtij viti, ndërsa ka zhvilluar 11 ndeshje dhe i ka realizuar pesë gola deri më tani me këtë ekip. /Lajmi.net/