Rekord nga kompania Frutex: Dërgoi 19 eksporte brenda një dite

Brendet Golden Eagle, Relax dhe Natural 100% dita-ditës po zgjerojnë prezencën e tyre në të gjithë botën. Sot kompania Frutex njoftoi për një numër rekord eksportesh brenda një dite, gjithsej 19 ngarkesa. Destinacion do të kenë shtetet si: Gjermania, Zvicra, Anglia, Shqipëria, Italia, Maqedonia, Suedia dhe Mali i Zi. Kompania Frutex vitin 2025 po e…

Lajme

11/06/2025 16:35

Brendet Golden Eagle, Relax dhe Natural 100% dita-ditës po zgjerojnë prezencën e tyre në të gjithë botën.

Sot kompania Frutex njoftoi për një numër rekord eksportesh brenda një dite, gjithsej 19 ngarkesa. Destinacion do të kenë shtetet si: Gjermania, Zvicra, Anglia, Shqipëria, Italia, Maqedonia, Suedia dhe Mali i Zi.

Kompania Frutex vitin 2025 po e vazhdon me mjaft sukses, me një rritje prej 25%. Këtë vit, Danimarka, Dubai dhe Greqia iu shtuan listës së vendeve ku produktet e kësaj kompanie eksportohen.