18-vjeçari i lënduar rëndë nga vinçi mbetet në Mjekimin Intensiv, gjendja e tij është stabile
Tetëmbëdhjetëvjeçari që u lëndua dy ditë më parë pas rënies së një vinçi në një punishte ndërtimi në Prishtinë vazhdon të jetë duke u trajtuar në Klinikën e Mjekimit Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Për gjendjen e tij shëndetësore ka folur për lajmi.net drejtori i Klinikës së Mjekimit Intensiv, Shaqir Uka, i…
Lajme
Tetëmbëdhjetëvjeçari që u lëndua dy ditë më parë pas rënies së një vinçi në një punishte ndërtimi në Prishtinë vazhdon të jetë duke u trajtuar në Klinikën e Mjekimit Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Për gjendjen e tij shëndetësore ka folur për lajmi.net drejtori i Klinikës së Mjekimit Intensiv, Shaqir Uka, i cili bëri të ditur se, pavarësisht lëndimeve serioze që ka pësuar i riu, gjendja e tij aktualisht është stabile.
“Pacienti vazhdon të jetë në Mjekim Intensiv. Edhe pse ka lëndime serioze, parametrat vitalë janë të qëndrueshëm dhe gjendja e tij ësht stabile”, deklaroi Uka për lajmi.net.
Kujtojmë se 18-vjeçari mbeti i lënduar të martën pasi një vinç u rrëzua në një punishte ndërtimi në Lagjen e Spitalit në Prishtinë. Pas incidentit, ai u dërgua me urgjencë në QKUK, ku po vazhdon trajtimin nën kujdesin e ekipit mjekësor. /Lajmi.net/