117 policë të rinj në veri të Kosovës, 79 prej tyre janë nga nacionaliteti serb

Edhe 117 policë të rinj i janë shtuar rajonit të veriut prej sot. Bëhet fjalë për gjeneratën e fundit të zyrtarëve policorë të Kosovës, gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës. Nga 120 zyrtarë policorë të cilët do të punojnë në veri të vendit, 79 prej tyre janë të nacionalitetit serb. Policët e rinj janë…

Lajme

05/02/2025 10:02

Edhe 117 policë të rinj i janë shtuar rajonit të veriut prej sot. Bëhet fjalë për gjeneratën e fundit të zyrtarëve policorë të Kosovës, gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës.

Nga 120 zyrtarë policorë të cilët do të punojnë në veri të vendit, 79 prej tyre janë të nacionalitetit serb.

Policët e rinj janë vendosur në komunat si Mitrovicë e veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

79 prej tyre serbë, 21 boshnjakë dhe pesë të tjerë nga kombësitë e tjera.

Në lidhje me këtë zëvendëskomandanti i policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani tha për lajmi.net se ata filluan ët punojnë me oficerë të lartë.

“Ata filluan të punojnë me oficerë të lartë, të cilët i mësojnë, praktikojnë dhe zbatojnë praktikë”, tha ai.

Po ashtu Elshani bëri të ditur se trajnimi do të zgjasë një vit, ku përfshihet puna në patrullë, hetim dhe trafik.

Sipas Elshanit, edhe pse ata punojnë në veri shumica e tyre vijnë nga komunat në jug të lumit Ibër.

“Rreth 30 policë nga 79 serbë janë nga veriu i Kosovës”, ka saktësuar ai.

Policia e Kosovës së fundi ka pranuar edhe 462 zyrtarë të rinj policorë më 24 janar duke quar kështu numrin e përgjithshëm të policëve në 2 mijë./Lajmi.net/