Vëllai i Agon Zejnullahut flet pas vendimit të Apelit: Çdo vendim tjetër përveç paraburgimit për policët na shtyn të mendojmë për opsionet tjera
Gjykata e Apelit e ka anuluar vendimin për t’ua dhënë nga 30 ditë paraburgim pesë zyrtarëve policorë të dyshuar se e vranë “nga pakujdesia” 27-vjeçarin Agon Zejnullahu pas mesnatës së 7 korrikut në Lipjan. Në lidhje me këtë vendim, për lajmi.net ka folur vëllai i Agon Zejnullahit i cili ka thënë se vendimi i Gjykatës…

Lajme
Gjykata e Apelit e ka anuluar vendimin për t’ua dhënë nga 30 ditë paraburgim pesë zyrtarëve policorë të dyshuar se e vranë “nga pakujdesia” 27-vjeçarin Agon Zejnullahu pas mesnatës së 7 korrikut në Lipjan.
Në lidhje me këtë vendim, për lajmi.net ka folur vëllai i Agon Zejnullahit i cili ka thënë se vendimi i Gjykatës së Apelit i ka shqetësuar shumë si familje.
“Vendimi i Gjykatës së Apelit na ka shqetësuar si familje, edhe pse të njëjtin nuk na e ka dorëzuar askush, por vetëm çfarë kemi parë në media. Megjithatë, vetë fakti që është anuluar vendimi i kaluar dhe çështja është kthyer në rivendosje, neve na shqetëson dhe na bën të dyshojmë në drejtësi”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se shpresojnë që Gjykata Themelore në Lipjan do të vendos njësoj dhe sërish do të caktoj masën e paraburgimit ndaj atyre që ai thotë se e kanë vrarë vëllain e tij.
“Përndryshe, çfarëdo vendimi tjetër, përveç se neve si familje na i rihap plagët e vuajtjes, na shtyn të mendojmë – pa dëshirën tonë – edhe për opsione të tjera. Andaj, i lusim të gjithë që drejtësia të vihet në vend edhe në këtë fazë. Dyshimi i bazuar se është vrarë vëllai ynë, mendojmë që nuk është më i kontestueshëm, prandaj mos na bëni të vuajmë më shumë”, ka thënë ai. /Lajmi.net/