Vdes aktorja e njohur kosovare
Ka vdekur aktorja e njohur kosovare, Shirine Morina. Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci. “Sot humbëm një nga figurat e shquara të skenës artistike në Kosovë, znj.Shirine Morina. Aktorja e njohur, e cila shënoi një epokë të rëndësishme në historinë e teatrit dhe kulturës kosovare, la pas një trashëgimi të…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2024/04/LAJMI-I-FUNDIT-12-10-3-1-1080x720-1.jpg)
Lajme
Ka vdekur aktorja e njohur kosovare, Shirine Morina.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci.
“Sot humbëm një nga figurat e shquara të skenës artistike në Kosovë, znj.Shirine Morina. Aktorja e njohur, e cila shënoi një epokë të rëndësishme në historinë e teatrit dhe kulturës kosovare, la pas një trashëgimi të çmuar. E takoja miken time shpesh dhe ishte shumë pozitive dhe plotë energji. Ngushëllime familjes dhe gjithë komuniteti artistik!”, ka shkruar ai.