Temperaturat e larta, Ministria e Shëndetësisë vendos të kufizohet orari i punës për këto 3 kategori nga 13 deri më 20 korrik

Vala e temperaturave të larta pritet t’a përcjell Kosovën edhe në ditët në vazhdim. Si shkak i këtyre temperaturave, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim për kufizimin e orarit të punës nga data 13 korrik deri më 20 korrik 2024 për gratë shtatzëna, qytetarët me sëmundje kronike dhe punëtorët në sektorin e ndërtimtarisë. Gratë shtatzëna…

Lajme

12/07/2024 17:25

Vala e temperaturave të larta pritet t’a përcjell Kosovën edhe në ditët në vazhdim.

Si shkak i këtyre temperaturave, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim për kufizimin e orarit të punës nga data 13 korrik deri më 20 korrik 2024 për gratë shtatzëna, qytetarët me sëmundje kronike dhe punëtorët në sektorin e ndërtimtarisë.

Gratë shtatzëna lirohen nga puna përgjatë kësaj periudhe kohore, derisa në pamundësisë të lirimit nga puna sipas paragrafit 1 të vendimit, gratë shtatzëna punojnë nga shtëpitë, shkruan lajmi.net.

Qytetarët me sëmundje kronike përgjatë datave të caktuara nga ministria, punojnë me orar të shkurtuar deri në 4 orë në ditë.

Nga data 13 korrik deri më datën 20 korrik, ndalohet puna në sektorin e ndërtimtarisë në ambiente të hapura përgjatë orarit 11:00 deri në 17:00 në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës./Lajmi.net