“Këta janë “psikovampira” – Tiktokeri i famshëm flet për sulmet që i bëhen
Edhe pse me komente negative, tiktokeri Ibrahim Ahmeti nuk i ndalon ecjet. Ahmeti i cili tashmë është kthyer në një senzacion në rrjetin social TikTok, ka thënë se ecjet e shpeshta i zhvillon pasi e bëjnë të ndjehet më mirë fizikisht dhe shpirtërisht. Ai thotë se përmes ecjes tenton të jap një mesazh për të…
Lajme
Edhe pse me komente negative, tiktokeri Ibrahim Ahmeti nuk i ndalon ecjet. Ahmeti i cili tashmë është kthyer në një senzacion në rrjetin social TikTok, ka thënë se ecjet e shpeshta i zhvillon pasi e bëjnë të ndjehet më mirë fizikisht dhe shpirtërisht.
Ai thotë se përmes ecjes tenton të jap një mesazh për të rinjtë. “Përmes ecjes e kum dhanë ni mesazh që ecë me kamt e tua e jo me ment e huja”, është shprehur Ahmeti.
Ndër të tjera ai ka thënë se është njëri prej TikToker-ëve i cili merr komente të shumta negative por që nuk i bëjnë përshtypje duke thënë se personave të tilllë ju këshillon leximin e ndojnë libri për të thyer paragjykimet.
Ai po ashtu ka treguar se njerzit paragjykues i ka cilësuar me një emër “PsikoVampira”. /Lajmi.net/