Policia në vendngjarje ndërsa Inspektorati i vendos shiritat – Përsëri ndalohen punimet në sheshin “Xhorxh Bush”

Inspektorati për Trashëgimi Kulturore edhe sot ka dal në sheshin “Xhorxh Bush” për të ndaluar punimet që po zhvillohen aty. Këto punime po realizohen nga Komuna e Prishtinës, shkruan lajmi.net. Inspektorati për Trashëgimi Kulturore po konsideron se në punimet që janë duke u kryer ka tejkalim të autorizimeve. Një ditë më parë, Komuna e Prishtinës…

Lajme

29/04/2025 16:57

Inspektorati për Trashëgimi Kulturore edhe sot ka dal në sheshin “Xhorxh Bush” për të ndaluar punimet që po zhvillohen aty.

Këto punime po realizohen nga Komuna e Prishtinës, shkruan lajmi.net.

Inspektorati për Trashëgimi Kulturore po konsideron se në punimet që janë duke u kryer ka tejkalim të autorizimeve.

Një ditë më parë, Komuna e Prishtinës rifilloi punimet në sheshin “Xhorxh Bush”, me gjithë ndalimin dy herë të punimeve nga Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore, duke i kërkuar Komunës që lënda për pajisje me leje nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM) të plotësohet.

Para disa ditësh, kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka thënë se ndalimi i punimeve është i paligjshëm e se “arsyetimet për këtë ndërhyrje janë të pabazuara nga institucionet që duhet të jenë të pavarura e që po përdoren për qëllime politike”.

Sipas tij, ky veprim është ndërhyrje e qëllimshme, e cila cenon të drejtën e Prishtinës për zhvillim të qëndrueshëm urban dhe kulturor.

Projekti i Komunës së Prishtinës është në vlerë 18.4 milionë euro.