Haxhiu viziton panairin “Gratë në Biznes”: Mbështetje për ndërmarrëset në vend
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh ushtruese e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka vizituar Panairin “Gratë në Biznes”, i cili është hapur sot në Prishtinë. Haxhiu tha se ky panair paraqet potencialin, kreativitetin dhe përkushtimin e grave ndërmarrëse në zhvillimin ekonomik të vendit. “Sot, në ditën e hapjes, pata kënaqësinë të vizitoj Panairin ‘Gratë…
Lajme
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh ushtruese e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka vizituar Panairin “Gratë në Biznes”, i cili është hapur sot në Prishtinë.
Haxhiu tha se ky panair paraqet potencialin, kreativitetin dhe përkushtimin e grave ndërmarrëse në zhvillimin ekonomik të vendit.
“Sot, në ditën e hapjes, pata kënaqësinë të vizitoj Panairin ‘Gratë në Biznes’, të organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA)”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo ka theksuar se gratë ndërmarrëse, përmes punës dhe ideve të tyre, po japin kontribut në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
“Ky panair është një dëshmi e potencialit, kreativitetit dhe përkushtimit të grave ndërmarrëse, të cilat me punën dhe idetë e tyre po japin një kontribut të çmuar në zhvillimin ekonomik të vendit tonë”, ka deklaruar Haxhiu.
Sipas saj, iniciativa të tilla krijojnë mundësi për promovimin e produkteve vendore dhe mbështetjen e rolit të grave në ekonomi.
Panairi “Gratë në Biznes” do të jetë i hapur deri më 5 gusht në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Haxhiu ka ftuar qytetarët ta vizitojnë panairin dhe të njihen nga afër me punën dhe produktet e grave ndërmarrëse.