Hapet thirrja për masat e radhës për rritjen e efiçiencës të energjisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se që nga sot është hapur thirrja për masat e radhës për rritjen e efiçiencës të energjisë. Kjo për t’ua lehtësuar investimet në shtëpitë me qëllim që të keni dimra më të ngrohtë e vera më të freskëta. ‘’Për t’ua lehtësuar investimet në shtëpitë tuaja me…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se që nga sot është hapur thirrja për masat e radhës për rritjen e efiçiencës të energjisë.
Kjo për t’ua lehtësuar investimet në shtëpitë me qëllim që të keni dimra më të ngrohtë e vera më të freskëta.
‘’Për t’ua lehtësuar investimet në shtëpitë tuaja me qëllim që të keni dimra më të ngrohtë e vera më të freskëta, falë përkushtimit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Financave, Punës dhe Trasnfereve, mbështetjes së Bashkimit Evropian dhe angazhimit të Fondit të Kosovës për Eficiencë të Energjisë nga sot kemi hapur thirrjen për masat e reja për rritjen e efiçiencës energjetike në shtëpitë private’’, ka shkruar Kurti.
Më tutje Kurti ka thënë se përmes këtyre masave të reja, do të mund të përfitoni nga subvencionimi për termoizolim të mureve të jashtme dhe kulmeve dhe ndërrim të dritareve dhe dyerve të jashtme.
‘’Përmes këtyre masave të reja, do të mund të përfitoni nga subvencionimi për termoizolim të mureve të jashtme dhe kulmeve dhe ndërrim të dritareve dhe dyerve të jashtme. Subvencioni do të mbulojë 45% të vlerës së investimit, deri në e 5,500 euro. E për familjet ku shtëpia është bashkëpronësi e të dy bashkëshortëve apo në pronësi të gruas, subvencionimi arrin 50%’’.
Kurti është shprehur se gjatë vitit të kaluar kemi subvencionuar 10,000 familje me 5 milionë euro për të blerë pajisje efiçiente për ngrohje.
‘’Këtë vit kemi trefishuar buxhetin për pajisje dhe me 20 milionë do të investojmë në efiçiencë të shtëpive të banimit e ndërtesave shumë-banesore të destinuara për banim social’’, u shpreh kryeministri i Kosovës.