Bellingham hero i Anglisë, Gjermania mposht edhe Holandën

Kanë përfunduar dy miqësoret interesante që po zhvilloheshin aktualisht në “Wembley” të Londrës dhe “Deutsche Bank Park” të Frankfurtit. Pas më shumë se 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Wembley”, Anglia ka barazuar 2:2 me Belgjikën. Golat për Anglinë i shënuan Ivan Toney (minuta e 17’) dhe Jude Bellingham (minuta e 90+5’), ku goli…

Sport

26/03/2024 23:15

Kanë përfunduar dy miqësoret interesante që po zhvilloheshin aktualisht në “Wembley” të Londrës dhe “Deutsche Bank Park” të Frankfurtit.

Pas më shumë se 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Wembley”, Anglia ka barazuar 2:2 me Belgjikën.

Golat për Anglinë i shënuan Ivan Toney (minuta e 17’) dhe Jude Bellingham (minuta e 90+5’), ku goli i yllit të Real Madridit e shpëtoi kombëtaren e Gareth Southgate nga humbja sot.

Ndërkaq te Belgjika që të dy golat i shënoi mesfushori i Aston Villas, Yuri Tielemans (minuta e 11’ dhe minuta e 36’).

Në stadiumin “Deutsche Bank Park” u zhvillua përballja mes Gjermanisë dhe Holandës, të cilën gjermanët e fituan me përmbysje të rezultatit.

Joey Veerman kaloi Holandën në epërsi në minutën e 9’, para se Maximilian Mittelstadt të barazonte shifrat në 1:1 në minutën e 11’ për Gjermaninë.

Nicolas Fullkrug u përkujdes për golin e fundit të ndeshjes, i cili në minutën e 85’ ia siguroi fitoren e dytë radhazi Gjermanisë në miqësoret e këtij muaji.

Rezultatet finale:

Anglia 2:2 Belgjika

Gjermania 2:1 Holanda