Arrestimi nga Serbia i Tefik Mustafës: Djali i tij thotë se kompania e autobusave nuk na ka lajmëruar fare
Tefik Mustafa nga fshati Llabjan i Novobërdës me 1 qershor të këtij viti, u arrestua nga autoritetet serbe me të hyrë në territorin e tyre. Mbi të rëndojnë akuza gjoja se për krime të ndryshme at të vrasjes së 3 policëve serb gjatë viteve të 90-ta, shkruan lajmi.net. Për këtë për lajmi.nët ka folur djali…
Lajme
Tefik Mustafa nga fshati Llabjan i Novobërdës me 1 qershor të këtij viti, u arrestua nga autoritetet serbe me të hyrë në territorin e tyre.
Mbi të rëndojnë akuza gjoja se për krime të ndryshme at të vrasjes së 3 policëve serb gjatë viteve të 90-ta, shkruan lajmi.net.
Për këtë për lajmi.nët ka folur djali i tij, Qamili.
Ai tha se babai i tij, Tefiku, nga viti 1997 deri në vitin 2004 madje as nuk ishte në Kosovë.
Tutje ai tregon se kanë pranuar edhe aktakuzën e autoriteteve të Serbisë, se për çfar akuzohet Mustafa.
I biri i tij pretendon se kjo aktakuzë nuk është aspak reale.
Sipas tij babai i tyre vuan edhe nga diabeti.
I hatëruar thotë ai se ka mbetur edhe me kompaninë që po udhëtonte prindi i tyre.
Ai thotë se ka qenë përgjegjësi e kompanisë që mos ti ndodhë asgjë prindit të tyre.
Për më shumë ndiqeni videon e mëposhtme./Lajmi.net