Alarmante: Gjashtë raste të dhunës ndaj grave në 24 orët e fundit

Brenda 24 orëve të fundit në vend janë shënuar gjashtë raste të dhunës ndaj grave. Shifrat alarmante tregojnë një pasqyrë të keqe të vendit tonë sa i përket kësaj dukurie negative. Gjatë 24 orëve të fundit, rastet janë shënuar në Lipjan, Prishtinë dy raste, Obiliq një rast dhe dy raste të tjera në Pejë të…

Lajme

07/06/2024 10:13

Brenda 24 orëve të fundit në vend janë shënuar gjashtë raste të dhunës ndaj grave.

Shifrat alarmante tregojnë një pasqyrë të keqe të vendit tonë sa i përket kësaj dukurie negative.

Gjatë 24 orëve të fundit, rastet janë shënuar në Lipjan, Prishtinë dy raste, Obiliq një rast dhe dy raste të tjera në Pejë të dhunës ndaj grave, raporton lajmi.net.

“Lipjan / 06.06.2024 – 08:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë / 06.06.2024 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 06.06.2024-09:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një konflikti është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe janë sekuestruar dy armë, për të cilat i dyshuari kishte leje për armëmbajtje. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Obiliq 06.06.2024-22:42. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se e ka sulmuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Pejë 06.06.2024-17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari dhe viktima janë intervistuar, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Pejë 06.06.2024-17:21. Viktima femër kosovare ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar, në gjendje të dehur i ka goditur dyert e shtëpisë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.”- thuhet në raportin e policisë. /Lajmi.net/