“U varros me fëmiun në bark” – 24 vjeçarja shtatzënë nga Prizreni vdiq, gazetari shkon atje dhe kupton disa detaje nga familjarët
Më datën 3 maj është raportuar se në Spitalin Rajonal të Prizrenit ka ndërruar jetë një vajzë bashkë me foshnjen e saj. Dyshimet lindën se mostrajtimi i duhur nga stafi mjekësor e shpiu atë në vdekje. Gazetari i Lajmi.net, Selim Miftari, ka shkuar ta shohë vetë dhe të hulumtojë ngjarjen e ndodhur të datës 3…
Lajme
Më datën 3 maj është raportuar se në Spitalin Rajonal të Prizrenit ka ndërruar jetë një vajzë bashkë me foshnjen e saj.
Dyshimet lindën se mostrajtimi i duhur nga stafi mjekësor e shpiu atë në vdekje.
Gazetari i Lajmi.net, Selim Miftari, ka shkuar ta shohë vetë dhe të hulumtojë ngjarjen e ndodhur të datës 3 maj në Spitalin e Prizrenit.
Gazetari Miftari, ka pyetur infermieret për një prononcim për media, por ato i kanë thënë se nuk punojnë atë ditë, duke e lënë për një ditë tjetër.
“S’jemi të autorizum se duhet me pyet motrën kryesore, s’kemi të drejtë, kështu që nesër vini nga ora shtatë deri në orën tre.”
Gazetari e pyet infermieren se a ka përgjegjës tjetër për tu përgjigjur.
“Është zyrtari, po ejani nesër…”- ka thënë infermieria.
Për rastin në fjalë, ka folur edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi.
“Për rastin në fjalë, siç kemi njohuritë e para, është iniciuar si rast hetimi i vdekjes, deri tani nuk ka pasur ndonjë dyshim të bazuar për atë rast, e as tjetër. Më datën 3 të muajit Maj, nga ora 7 e 46 minuta policia ka marrë informacionin nga Reparti Gjinekologjisë në Prizren se një paciente ka ndërruar jetë.”- ka thënë zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.
“Hetuesit rajonal në vendin e ngjarjes kanë kontaktuar me mjekët kujdestarë të Repartit të Gjinekologjisë, të Emergjencës të Spitalit Rajonal të Prizrenit…, janë intervistuar mjekët e dy reparteve, janë intervistuar edhe familjarët, dhe sipas mjekëve dhe familjarëve të vajzës, e ndejra ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Është ofruar trajtimi mjekësor, por, përkundër angazhimit, viktima nuk ka arritur që të mbijetojë” – ka thënë Bytyqi. /Lajmi.net/
Video: