Lajmërohet komandanti i Njësive Speciale, Besart Ahmeti – ka një mesazh të fortë

Të dielën nga sulmi terrorist ka mbetur i vrarë polici Afrim Bunjaku, e u plagos një zyrtar tjetër policor. Lidhur me sulmin dhe aksionin e Policisë së Kosovës ndaj terroristëve serbe është lajmëruar komandanti i Njësisë Speciale-Besart Ahmeti. Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se është krenarë me kolegët e…

Lajme

26/09/2023 09:24

Të dielën nga sulmi terrorist ka mbetur i vrarë polici Afrim Bunjaku, e u plagos një zyrtar tjetër policor.

Lidhur me sulmin dhe aksionin e Policisë së Kosovës ndaj terroristëve serbe është lajmëruar komandanti i Njësisë Speciale-Besart Ahmeti.

Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se është krenarë me kolegët e tij.

Postimi i plotë:

Krenarë për djemtë, pamë djajtë në sy, i pamë të binin, duke qarë dhe duke vrapuar, më vjen keq për ata që nuk e kanë idenë se çfarë ka ndodhur dhe duke thënë gënjeshtra sikur ishin aty./Lajmi.net/