Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë. Rastet kanë ndodhur në Graqanicë, Pejë, Rahovec, Malishevë dhe Vushtrri. Rastet e raportuara: Graqanicë 21.08.2026 – 00:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nën ndikime të alkoolit pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Me…
Lajme
Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.
Rastet kanë ndodhur në Graqanicë, Pejë, Rahovec, Malishevë dhe Vushtrri.
Rastet e raportuara:
Graqanicë 21.08.2026 – 00:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nën ndikime të alkoolit pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar, lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.
Graqanicë 21.08.2026 – 04:19. Është raportuar se djali ka shkaktua dhunë psikike ndaj babait. I dyshuari gjendet në arrati, rasti është duke u hetuar.
Pejë 21.08.2026 – 13:20. Është raportuar se viktima femër kosovare, ishte sulmuar fizikisht dhe ngacmuar nga partneri i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit fizik viktima ka pësuar lëndime trupore. Rasti nën hetime.
Rahovec 21.08.2026 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas një mosmarrëveshje me viktimën – bashkëshorten e tij, e kishte sulmuar fizikisht atë duke i shkaktuar lëndime trupore. Pas intervistimit të palëve, me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Malishevë 21.08.2026 – 08:30. Janë arrestuar dy të dyshuar burrë e grua për shkak se pas një mosmarrëveshje verbale ndërmjet tyre kanë sulmua fizikisht njëri-tjetrin. Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti dhe procedohet në procedurë të rregullt.
Vushtrri 20.08.2026 – 23:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se me forcë kishte tentuar të hyjë në banesën e viktimës femër kosovare (gruas së tij) me të cilën është në proces të ndarjes. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.