Agim Aliu për sulmin ndaj Gazmend Muhaxherrit: Dënoj ashpër këtë akt dhune dhe kërkoj nga organet kompetente të zbardhin rastin
Kryetari i Ferizajt Agim Aliu ka reaguar per sulmin fizik ndaj Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri duke e quajtur akt të papranueshëm dhe të shëmtuar. Ali përmes një postimi në Facebook u shpreh se kërkon nga organet e rendit që të zbardhet rasti ‘’Dënoj ashpër këtë akt dhune dhe kërkoj nga organet kompetente të zbardhin…
Lajme
Kryetari i Ferizajt Agim Aliu ka reaguar per sulmin fizik ndaj Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri duke e quajtur akt të papranueshëm dhe të shëmtuar.
Ali përmes një postimi në Facebook u shpreh se kërkon nga organet e rendit që të zbardhet rasti
‘’Dënoj ashpër këtë akt dhune dhe kërkoj nga organet kompetente të zbardhin rastin e të vënë para drejtësisë, kryesin e këtij akti të shëmtuar e kriminal, duke i dhënë dënimin e merituar.’’ ka shkruar ai .