11 të vdekur në Azinë Jugore si pasojë e një tërmeti të fuqishëm (Foto/Video)

11 njerëz kanë vdekur si pasojë e një tërmeti të fuqishëm i cili e kishte goditur Afganistanin verior, me dridhje që janë ndjerë edhe në Pakistan dhe në Indinë veriore.

Bota

26/10/2015 12:13

Epiqendra e tërmetit me shkallë 7.5 besohet të jetë në rajonin Hindu Kush.

Dridhje të forta janë ndjerë edhe në abul, Dehli dhe Islamabad, përderisa banorët kishin filluar evakuimin nga banesat e shtëpitë e tyre, transmeton lajmi.net.

Vineet Gahlot, drejtor i sizmologjisë në Departamentin Meteorologjik të Indisë ka thënë se tërmeti e kishte pasur një epiqendër të thellë në rajonin Kush.

Tërmeti fillimisht ishte raportuar se kishte qenë prej 7.7 shkallëve, por Us Geological Survey ka deklaruar se në të vërtetë kishte qenë 7.5.

US Geological Survey gjithashtu ka deklaruar se tërmeti ishte i thellë 120 milje në tokë.

Indian office workers stand in an open area in a carpark following an earthquake in New Delhi on October 26, 2015

Sipas raportimeve vendase thuhet se tërmeti kishte zgjatur për më shumë se 1 minutë.

Fillimisht nuk kishte pasur raportime urgjente për dëmtime apo lëndime të ndryshme, por tani zyrtarët bëjnë të ditur se janë konfirmuar 11 njerëz të vdekur. /Lajmi.net

YouTube player