106 mijë kafe e 10 mijë bambi – Rizvanolli me ekipë marakli të kafeve, japin tender në vlerë 93 mijë për shërbime hoteliere

Ministria e Ekonomisë, që udhëhiqet nga ministrja Rizvanolli ka dhënë tenderin e radhës. Ky tender me titull “shërbime hoteliere, byfe në ambientet e ME-së” , i është dhënë operatorit ekonomik D.P.H “Diar” i cili ka ofruar çmimin 95 mijë e 630 euro. Në dosjen e këtij tenderi  Ministria e Ekonomisë ka kërkuar 106 mijë kafe,…

Lajme

12/03/2026 10:37

Ministria e Ekonomisë, që udhëhiqet nga ministrja Rizvanolli ka dhënë tenderin e radhës.

Ky tender me titull “shërbime hoteliere, byfe në ambientet e ME-së” , i është dhënë operatorit ekonomik D.P.H “Diar” i cili ka ofruar çmimin 95 mijë e 630 euro.

Në dosjen e këtij tenderi  Ministria e Ekonomisë ka kërkuar 106 mijë kafe, saktësisht 17 mijë espresso, 20 mijë makiato të mëdha, 17 mijë makiato të vogla, 12 mijë cappuccino, 10 mijë nescafe, 15 mijë kafe turke e 15 mijë makiato pa plumb.

Në mesin e pijeve të tjera të kërkuara, janë kërkuar edhe 10 mijë “bambi”, kafe me shllagë që zakonisht konsumohet nga fëmijët. /Lajmi.net/