KRU “Prishtina” i del në ndihmë zjarrfikësve në shuarjen e zjarrit në banesën te Parku i Qytetit
Ekipet e KRU “Prishtina” i janë bashkuar aksionit për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë një banesë në zonën e Parkut të Qytetit në Prishtinë. Me cisternat dhe kapacitetet e saj, KRU “Prishtina” po u ofron mbështetje zjarrfikësve, duke siguruar furnizim të vazhdueshëm me ujë për të lehtësuar ndërhyrjen në terren. Zjarrfikësit vazhdojnë përpjekjet për…
Lajme
Ekipet e KRU “Prishtina” i janë bashkuar aksionit për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë një banesë në zonën e Parkut të Qytetit në Prishtinë.
Me cisternat dhe kapacitetet e saj, KRU “Prishtina” po u ofron mbështetje zjarrfikësve, duke siguruar furnizim të vazhdueshëm me ujë për të lehtësuar ndërhyrjen në terren.
Zjarrfikësit vazhdojnë përpjekjet për ta mbajtur situatën nën kontroll, ndërsa autoritetet ende nuk kanë bërë të ditura shkaqet e zjarrit.