Gucati konfirmon se personi i arrestuar në Serbi nuk ishte pjesë e UÇK-së

Konfirmon OVL-UÇK, personi i arrestuar në Serbi nuk ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. OVL-UÇK ka konfirmuar se Behar Preniqi i arrestuar mbrëmë nga autoritet serbe nuk ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati tha se Preniqi nuk figuron në emrat e listave të arkivave të kësaj organizate.…

Lajme

05/08/2025 13:14

Konfirmon OVL-UÇK, personi i arrestuar në Serbi nuk ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

OVL-UÇK ka konfirmuar se Behar Preniqi i arrestuar mbrëmë nga autoritet serbe nuk ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati tha se Preniqi nuk figuron në emrat e listave të arkivave të kësaj organizate.

“Në dokumentacionet tona në organizatë të veteranëve ai nuk është as anëtar as nuk ka dosje, te ne nuk ka. Te ne ai nuk ka dokumentacion se është veteran i UÇK-së, mua më vjen keq sepse ai është qytetar i Kosovës, por tek ne nuk është në evidenca”, tha Gucati.

Behar Preniqi është ndaluar nga autoritetet serbe nën arsyetimin e krimeve të luftës duke pretenduar se ai ishte pjesë e UÇK-së.

Raportohet se Preniqi është arrestuar në Bajakovo në pikën kufitare mes Serbisë dhe Kroacisë.

Pretendimet e autoriteteve serbe se Preniqi ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka hedhur poshtë edhe familja e tij, duke potencuar se Preniqi në kohën e luftës në Kosovë ishte i mitur rreth moshës 16 vjeçare./Kp