Kandidati i “Kikës” për deputet me zotime madhore: Paga mesatare 550, do të ndërtojmë autostradë që lidh Prishtinën me Beogradin
Kandidati i Kikës për deputet, Shkumbin Demolli, përmes një interviste të bërë së fundi ka thënë se ata janë ndryshimi që i duhet vendit dhe kjo është arsyeja pse ai edhe i është bashkangjitur listës së personave që kandidojnë për mandatin e ardhshëm qeverisës në vend. Demolli ka thënë se nëse mandate fitohet nga ta…
Lajme
Kandidati i Kikës për deputet, Shkumbin Demolli, përmes një interviste të bërë së fundi ka thënë se ata janë ndryshimi që i duhet vendit dhe kjo është arsyeja pse ai edhe i është bashkangjitur listës së personave që kandidojnë për mandatin e ardhshëm qeverisës në vend.
Demolli ka thënë se nëse mandate fitohet nga ta jep zotime madhore se rroga mesatare në vend nuk do të jetë nën 550 euro.
Madje, ai premton edhe një autostradë që e lidh Prishtinën me Beogradin dhe një angazhim për përfundimin e të gjitha autostradave të filluara më herët e të lëna në gjysmë.
Demolli ndërkaq ka thënë se nuk është përkrahës i komunitetit LGBT.
“Unë nuk i përkrah, nëse fitojmë do të votojmë me u ndryshu ky ligj. Ne nuk guxojmë ta shkatërrojmë familjen, familja është prioritet i të gjithëve”, shtoi ai ndër të tjera.
I pyetur se ku e shohin veten me vota në zgjedhjet e ardhshme, Demolli u shpreh kështu.
“Pres votën e të gjithë atyre që duan ndryshim, nuk jap numra. Atë pjesë e vendos qytetari” , u shpreh ai.
Video për detajet: