14 shkurti një ditë e rëndomtë thotë Keisi, por Stresi ka tjetër mendim

Dyshja i kanë hedhur ‘zjarr benzinës’ me postimet e fundit.

ShowBiz

14/02/2020 15:25

Reperi Stresi dhe Keisi janë një prej çifteve më të përfolura të momentit. Ende nuk e dimë nëse janë rikthyer bashkë, por disa veprime të reperit të lënë të mendosh se ata mund ta kenë rregulluar marrëdhënien mes tyre, shkruan lajmi.net.

Kur u pyet për ditën e Shën Valentinit, Kejsi tha se e konsideron një ditë si gjithë të tjerat dhe për më tepër është në punë, ndërsa Stresi ka një tjetër mendim.

Ai ka postuar në instagramin e tij një foto të vjetër me Keisin ku ishin ende bashkë dhe shumë të dashuruar. /Lajmi.net/