Yaya Toure largohet City
Zyrtarizimi i Pep Guardiolës në krye të Manchester Cityt mund të ndryshojë shumë gjëra në "Etihad".

Merkato
“Fichajes.net” shkruan që mesfushori Yaya Toure pritet të largohet nga Manchester City.
Kjo për shkak të marrëdhënieve jo aq të mira që i ka me trajnerin Pep Guardiola, përcjellë “Lajmi.net”.
Agjenti i lojtarit thuhet se është në kërkim të alternativave për sezonin e ri, pasi që kapitulli City duket i mbyllur.
Një mundësi e mirë për Touren është Real Madridi.