Në Mitrovicë e hedhin kripën me dorë (Video)

Keni parë video se si hidhet kripa me lopata nëpër rrugët e Prishtinës. Por në komunën e Mitrovicës po ndodhë një mënyrë edhe më ekstreme.

Lajme

25/01/2016 16:51

Komuna e Mitrovicës si duket nuk ka në dispozicion makina për hedhjen e kripës nëpër rrugët e qytetit.

Megjithatë, zyrtarët e saj kanë angazhuar një kompani, punëtorët e së cilës po e hedhin kripën me dorë, transmeton lajmi.net

Në një video të publikuar nga një qytetar në facebook, shihet se si punëtorët e kanë mbushur një kontejner të plastikës me kripë dhe e hedhin atë nëpër rrugë për t’u shkrirë akulli. /lajmi.net