​Carter thotë se shumica e shteteve nuk po bëjnë asgjë kundër ISIS-it

Sekretari i Mbrojtjes në SHBA, Ashton Carter, ka thënë se disa shtete të koalicionit të prirë nga SHBA, nuk janë duke dhënë kontributin e tyre në luftën kundër Shtetit Islamik.

Bota

23/01/2016 19:33

“Ne nuk mund të bëjmë gjithçka të vetmuar… por jemi duke kërkuar që edhe të tjerët të kryejnë obligimet e tyre”, shtoi ai, duke mos përmendur në mënyrë specifike ndonjërin nga shtetet.

Carter, ka planifikuar që të zhvillojë disa takime gjatë muajit të ardhshëm, për t’i kërkuar shteteve veprime më serioze në këtë drejtim.

Ndër të tjera, ai shtoi se disa shtete arabe edhe pse janë pjese e koalicionit, nuk po fokusohen mjaftueshëm në luftën kundër ISIS.

Koalicioni i prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka gjetur përkrahjen e shumë shteteve, sidomos pas sulmeve të fundit në Paris. /Kp